VIDEO/ Klevis Balliu del nga komisariati: Policia të merret me krimet qeveritare! Protestat nuk i ndalim!

22:24, 06/06/2024
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka dalë në një komunikim për mediat pas deklaratës që ka dhënë në Komisariatin e Policisë Nr. 1 të Tiranës, pasi ishte thirrur për protestën e sotme para parlamentit.

Balliu i ka sugjeruar policisë se 'po të kishin operuar me të njëjtën shpejtësi për Fushë-Krujën nuk do të kishim këto krime që kemi...sikur të kishin operuar me kaq shpejtësi me Erion Veliajn, me Olsi Raman, me Edi Ramën, me Olta Xhaçkën, me burrin e Olta Xhaçkës, të cilët janë përgjegjës për vjedhjet makabër që i bëhen qytetarëve'.

Gjithashtu Balliu siguroi policinë se sa herë të dojë mund t’i thërrasë dhe demokratët do të paraqiten pasi nuk kanë bërë krime.

Balliu: U thirrëm dhe erdhëm u paraqitëm me kënaqësi sepse ne nuk kemi bërë ndonjë krim. Por më bën përshtypje se sa shpejtë dalin këto video dhe informacionet për të kapur protestuesit. Sikur të kishin operuar me të njëjtën shpejtësi për Fushë-Krujën nuk do të kishim këto krime që kemi...Sikur të kishin operuar me kaq shpejtësi me Erion Veliajn, me Olsi Raman, me Edi Ramën, me Olta Xhaçkën, me burrin e Olta Xhaçkës, të cilët janë përgjegjës për vjedhjet makabër që i bëhen qytetarëve dhe për shkak të atyre vjedhjeve ne jemi vendi me taksat më të larta të rajonit dhe me rrogat më të ulëta të rajonit dhe me pensionet më të ulëta të botës.

Unë kam vetëm një thirrje për policisë, sa herë të doni ne këtu do të vijm, po nuk ka gjetët do na gjeni o te bashkia, o te parlamenti sepse ne protestat nuk i ndalim deri sa të respektohet ligji dhe Kushtetuta. Garantoj çdo efektiv se aty nuk mblidhen kriminelë, por të rinj e të reja. Kriminelët fatkeqësisht janë brenda sallave dhe jo jashtë sallave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco