‘Dosja Xibraka’/ Abilekaj: Rama të çonte Manjën në Hanover dhe të dilte që vëllai i tij nuk ka lidhje

22:06, 06/06/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për akuzat e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së në parlament, Gazment Bardhi ndaj vëllait të Edi Ramës  për dosjen ‘Xibraka’ dhe mos përgjigjen e kryeministrit ndaj këtij skandali, por regimin e tij me ofendime.

Sipas Abilekaj, ‘në momentin që Gazment Bardhi nxori dosjen e Olsi Ramës që e nxori nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që e ka SPAK, që në atë moment Rama nuk kishte nevojë të merrej me Gazement Bardhin por të kërkonte nëpëmjet Ulsi Manjës dosjen në Hanover dhe të dilte që vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje’.

‘Deri tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ai s’ka dhënë deri tani se përse është dekonspiruar operacioni siç ka thënë policia gjermane dhe jo prokuroria shqiptare’, u shpreh gazetari.

Abilekaj: Në momentin që Gazment Bardhi nxori dosjen e Olsi Ramës që e nxori nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që e ka SPAK, që në atë moment Rama nuk kishte nevojë të merrej me Gazement Bardhin por të kërkonte nëpëmjet Ulsi Manjës dosjen në Hanover dhe të dilte që vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje dhe ne të gjithë do e shanim Gaz Bardhin nuk kishte nevojë ta shante Rama. Kur ke qeverinë i ke të gjitha mundësitë që të nxjerrësh të vërtetën shumë më lehtë dhe pa ndikuar në asnjë gjë. Mjafton të kërkosh dosjen me një letër-porosi. Po flasim për këta që janë në varësi të Ramës. Është shumë e thjeshtë dhe e nxjerr Gaz Bardhin gënjeshtar, por jo ai e shan vetë gënjeshtar dhe me çështjen nuk merret fare. Deri tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ai s’ka dhënë deri tani se përse është dekonspiruar operacioni siç ka thënë policia gjermane dhe jo prokuroria shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco