RAI3 ‘fundosi’ Ramën/ Gazeta italiane: Jehona në Shqipëri falë televizionit të pavarur SYRI TV

RAI3 ‘fundosi’ Ramën/ Gazeta italiane: Jehona në Shqipëri falë televizionit të pavarur SYRI TV

14:12, 04/06/2024
A+ Aa A-

Televizioni RAI-3 ‘fundosi’ Edi Ramën me reportazhin e tij që fliste për drejtues të mafias që shkonin në zyrën e kryeministrit, apo vëllain e Ramës për të cilin kanë nisur hetimet në Gjermani dhe akuza të tjera të bëra, ndaj tij dhe qeverisë së tij, të lidhur me trafiqet.

Por medias italiane i ka rënë në sy edhe fakti se emisioni investigativ ‘Report’ i RAI-3 është transmetuar live edhe në Shqipëri nga SYRI TV, duke e përkthyer në shqip.

Këtë ka shkruar edhe gazeta ‘La Notizia’ në një artikull të saj, ku vendos theksin se jehona e emisionit ‘Report’ të RAI-3 në Shqipëri, erdhi falë edhe televizionit të pavarur SYRI TV.

 

Artikulli i shkruar nga Andrea Sparaciari

Shqipëria mund të jetë një ‘narko-shtet’, siç pretendojnë agjencitë kryesore të hetimit botëror (dhe siç thanë edhe njerëzit e Giorgia Melonit), por të dielën e kaluar i dha Italisë një leksion lirie. I referohemi intervistës së gazetarit të Report, Giorgio Mottola, me kryeministrin e Tiranës, Edi Rama, për qendrën e pritjes së refugjatëve, shumë të shtrenjtë dhe shumë të kritikuar që qeveria e Romës ka vendosur të ngrejë në Gjadër të Shqipërisë.

Dhe shuplaka për vendin tonë (Italinë) vjen pikërisht nga fakti që një kryeministër-shumë i inatosur për një raport të mëparshëm, përsëri nga Report, përsëri për mega kontratën për qendrën e emigrantëve-pranoi t'i nënshtrohej pyetjeve (reale) të një reporter (i vërtetë).

Diçka që nuk ndodh më në Itali, duke qenë se Giorgia Meloni ose e lejon veten të intervistohet nga gazetat ‘miqësore’ dhe në emisione televizive jo armiqësore, ose refuzon plotësisht përballjen me median. Preferon video në rrjetet sociale, rreptësisht pa pyetje, në të cilat ajo mund të thotë çfarë të dojë, pa frikë se mos kundërshtohet.

Për të gjetur herën e fundit që ajo iu nënshtrua pyetjeve direkte, duhet t'i rikthehemi konferencës për shtyp të datës 4 janar, kur ‘vetëm Giorgia’ takoi gazetarët në dhomë. Dhe pak rëndësi ka nëse ai rast ishte edhe një ‘rikuperim’ i konferencës tradicionale për shtyp të fundvitit që kryeministri e kishte anuluar.

Një ngurrim më se i kuptueshëm duke pasur parasysh rezultatet katastrofike të disa takimeve për shtyp, në radhë të parë atë të Cutro më 9 mars 2023, menjëherë pas mbytjes së anijes (dhe pas së cilës Mario Sechi la postin e tij si zëdhënës). Në Shqipëri, megjithatë, Rama iu përgjigj dhe pranoi të gjitha pasojat për sa i përket gjykimit të opinionit publik të një kryeministri të thirrur për të shpjeguar marrëdhëniet e supozuara të sikletshme edhe me trafikantë të njohur droge.

Televizioni i pavarur SYRI TV transmetoi të dielën drejtpërdrejt të gjithë puntatën e Report me intervistën me Ramën, të kompletuar me dublim në kohë reale, falë dritës jeshile nga Rai dhe Sigfrido Ranuçi. ‘Pas suksesit të investigimit të parë të Mottola, pati shumë skepticizëm deri në mosbesim nga opinioni publik shqiptar, sipas të cilit nuk do të kishte asnjë vazhdim’, thotë gazetarja shqiptare Armela Ferko - për La Notizia, - komentuan shumë njerëz, veçanërisht

në profilin e Ranuçit në Facebook, duke pyetur pse nuk ishte marrë ende me Shqipërinë, duke lënë të kuptohet se Rama kishte arritur të blinte heshtjen e Report’.

‘Pas njoftimit se programi do të transmetohej drejtpërdrejt në Syri TV, pati një shpërthim reagimesh dhe komentesh, - vazhdon Ferko, - ngjarja ishte aq interesante sa që ende flitet shumë edhe tani, pavarësisht përpjekjeve që synojnë ndryshimin. vëmendje ndaj çështjeve të tjera (teknika që përfaqësojnë tashmë normalitetin në mjedisin mediatik shqiptar). Prandaj ishte një episod shumë i fuqishëm, plot me shumë përmbajtje dhe të dhëna, një punë shumë profesionale’.

Do të isha i kujdesshëm të flisja për mësimin demokratik të Ramës në media,’ thotë Bledian Koka, një tjetër gazetar i SYRI TV, ‘sepse kryeministri ynë kishte refuzuar çdo koment për puntatën e parë të Report. Vetëm pasi u transmetua raporti dhe shpërtheu polemika, ai pranoi të fliste me Mottola’. Për Kokën, ‘kryeministri kontrollon 90% të medias. Ai jeton me propagandë, si Meloni juaj, por këtu gjithçka është shumë më e fuqishme’, shton ai.

‘Për ne, shumë nga faktet e raportuara ishin të njohura (përveç aktivitetit lobues të Massimo D'Alema, për të cilin ne nuk ishim në dijeni), por duke i parë ato të treguara nga një program kaq i famshëm RAI ishte një tronditje dhe pati një ndikim të madh. Dhe Rama në intervistën e tij i drejtohej kryesisht popullit shqiptar, sepse u detyrua nga polemikat’, përfundon gazetari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco