KAFE SHQETO/ Teliti: Rama në vend që të bëjë politikë ndërkombëtare po bën biznes ndërkombëtar

10:00, 04/06/2024
A+ Aa A-

Këshilltari i Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shpreh se kryeministri shqiptar, Edi Rama , nuk po bën politika ndërkombëtare por vetëm biznes ndërkombëtar.

Jemi në një situatë e cila është qesharake deri diku, jemi në vitin 2024 pra, çfarë diskutojmë sot?!

Mafia, krim e drogë!

Problematika më e madhe është se kryeministri nuk bën politikë ndërkombëtare por po bën biznes ndërkombëtar, pra kjo është diçka shumë shqetësuese.

Ndërkohë që je në rolin e kryeministrit duhet të bësh politika ndërkombëtare, të ruash marëdhënien me tjetrin, e kështu me radhë.

Ne po shohim dhe kryeministra ndërkombëtarë madje që po mundohen të futen në këtë arenën e biznesit vendas tonë shqiptar.

Jemi në situatë skandaloze, jo thjeshtë kjo kaziono por të gjitha që u bënë me një listë të veçantë, të tëra këto duhen parë nga fillimi deri në fund, pasi një pjesë e tyre mund të jetë financuar edhe nga kartelet e drogës dhe kjo duhet të marrë fund një minutë e më parë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco