Analisti Lutfi Dervishi me një reagim ironik në faqen e tij në Facebook, shkruan se jetojmë në epokën e transparencës, ku gjithkush i fsheh të dhënat, përveç trajnerit të kombëtares së Shqipërisë.
'Epoka e Transparencës
KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) nuk publikon sponsorin e një aktiviteti edhe pse ka vendim gjykate!
INSTAT nuk publikon rezultatet e Censusit që ka mbaruar në tetor 2023.
Qeveria nuk publikon shpenzimet e turit të Kryeministrit në diasporën.
Habitem si publikoi Silvinjo listën e futbollisteve të Kombëtares', - shkruan Lutfi Dervishi ne Facebook.
© SYRI.net