Deputeti demokrat Ervin Salianji ka uruar Dhimitri Çyfeku për zgjedhjen si kryetar i degës së Partisë Demokratike Korçë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Pas bashkimit dhe garës, forcimi, përfshirja e çdo kontributori dhe hapja e partisë janë sfidat e ardhshme që do të çimentojnë fitoren e opozitës në zgjedhje”, shkruan Salianji.
POSTIMI I PLOTË:
“Urime Dhimitri Çyfeku për zgjedhjen si kryetar i degës së Partisë Demokratike Korçë.
Pas bashkimit dhe garës, forcimi, përfshirja e çdo kontributori dhe hapja e partisë janë sfidat e ardhshme që do të çimentojnë fitoren e opozitës në zgjedhje.
Rivalizimi i garës nga zonja Eleina Qirici dhe sfida mes dy personaliteteve me përvojë në degë është njëkohësisht dhe rivitalizim i demokracisë së brendshme në Partinë Demokratike!
© SYRI.net