Kryeministri Rama në fjalën e tij përpara emigrantëve shqiptar në Itali ka kritikuar politikën evropiane në lidhje me procesin e integrimit.
Rama në fjalën tij theksoi se u desh që Rusia të pushtonte Ukrainën që ne të integroheshim në europë jo si pasojë e meritokracisë po si pasojë e situatës gjeopolitike në europë.
Gjermania e quajti ribashkim që në minutën e parë dhe ja doli në krye, pa pritur dhe pa kërkuar që gjermanet lindor të bëheshin të përshtatshëm në një proces të stërgjatë.
Ndërsa BE-së ju desh të zvarritej me dhjetra vite me të ashtuquajturën zgjerim derisa carizmi rus u shfaq duke hapur luftën e parë pushtuese në këtë kontinent pas 77 vjetësh.
Ajo bëri europën të kuptojë që duhet të ribashkohet përmes urës së demokracisë dhe jo të zgjedhoret me hapin e breshkës përmes urës së burokracisë.
© SYRI.net