Politikani europian flet nga shtëpia e liderit të opozitës: Asnjë i zgjedhur i popullit nuk mund të mbahet i arrestuar pa vendim fajësie

Politikani europian flet nga shtëpia e liderit të opozitës: Asnjë i zgjedhur i popullit nuk mund të mbahet i arrestuar pa vendim fajësie

20:46, 14/05/2024
A+ Aa A-

Ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook, ka mbërritur në Tiranë në një moment tepër të rëndësishëm politik dhe jetësor. Në ditën e ditëlindjes së tij, ai ka vendosur ta festojë me liderin e opozitës shqiptare, i cili mbahet në arrest politik nga pushteti i Edi Ramës.

Politikani i rëndësishëm europian ka surprizuar mbështetësit e liderit të opozitës kur është shfaqur në ballkonin e shtëpisë së tij dhe ka mbajtur një fjalë para tyre.

Elmar Book ka vlerësuar arritjet politike të kreut të PD, Sali Berisha, për të cilin ka ndarë konsiderata të larta për të. Ai tha se një vend që aderon për t'u bërë pjesë e BE-së nuk mund të mbajë të arrestuar liderin e opozitës të mos marrë pjesë në Parlament, si i zgjedhur i popullit, pa një vendim fajësie të formës së prerë. 

Imuniteti nuk mund te merret pa një vednim fajësie, u shpreh Brook.

Kujtojmë se Brook është një politikanët më të rëndësishëm të Europës në 3 dekadat e fundit dhe një nga eurodeputetët më jetëgjatë në PE, ai ka shërbyer më shumë se tre dekada si eurodeputet dhe ka qenë për një kohë të gjatë drejtues i Komisionit të Politikës së Jashtme të BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco