Kraja: Largimi i Veliajt është emergjencë kombëtare, qytetarët të protestojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre

Kraja: Largimi i Veliajt është emergjencë kombëtare, qytetarët të protestojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre

16:50, 06/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të komentuar betejat politike të opozitës ishte shefi  kabinetit të kreut të PD, Akil Kraja.

Kraja është shprehur se protesta që do të zhvillohet nesër paradite është një shërbim që qytetarët do ti bëjnë të ardhmes së fëmijëve të tyre pasi largimi  i Veliajt është emergjencë kombëtare

Fokusi i opozitës nuk është vetëm bashkia e Tiranës por është korrupsioni që ka gjunjëzuar shtetin që nga koka që është Edi Rama dhe shtrihet në çdo zyrë e institucion. Kjo është një betejë që është  e shtrirë në kohë dhe po zhvillohet kudo.

Baza e çdo demokracie e çdo shteti që zyrtarët janë aty për ty shërbyer taksapaguesve dhe jo për ti vjedhur ato. Veliaj ka pasur një reagim shumë të fortë cilido zëri kritik dhe së fundi ka shpërthyer ndaj gazetarëve të sojit të tij si  është dhe Baton Haxhiu.

Protesta e së martës është një thirrje që 9i drejtohet çdo njeriu dhe qytetari që të marrin pjesë në protestë pasi është një shërbim që i bëhet të ardhmes dhe fëmijëve të tyre pasi dëmi që Veliaj ka shkaktuar është shumë  i madh që arrin në qindra miliona euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco