Ranucci tha se nuk ka mbaruar ende me Ramën/ Kepi: Gazetari u sulmua nga kryeministri, qëndroi besnik ndaj asaj që ka thënë

15:43, 06/05/2024
A+ Aa A-

Gazetarja Alba Kepi në një intervistë për edicionin e mesditës me Arnold Karriqin në Syri Tv tregoi detaje nga intervista me gazetarin italian dhe drejtuesin e emisionit ‘Report’, Sigfrido Ranucci. Kepi tha se Ranucci i qëndroi besnik të gjithë atyre çka kishte biseduar edhe në telefon.

Ajo bëri me dije se jehona e reportazhit i tij mbi Shqipërinë i solli kundërakuza, teksa tha se Ranucci paralejmëroi që nuk ka mbaruar ende investigimi ndak kryeministrit Rama. 

“Në këtë intervistë Ranucci i qëndroi besnik asaj çka kishte thënë edhe në bisedën telefonike. Jehona e madhe që pati ky reportazh mbi Shqipërinë bëri që vëllimi i reportazhit të jetë më i konsoliduar. Ai ka konfirmuar se do të ketë brenda brenda pjesës së dytë një intervistë intergrale e kryeministrit Rama, në kushtet që përcakton dhe emisioni ‘Report’, i cili është një emision që nuk transmetohet live.

Në reportazhin investigativ është sulmuar kryeministri Rama, është sulmuar edhe kryeministrja Meloni. Për mua ishte vërtetë një gjë mjaftë kuptimplotë për publikun shqiptar për të thënë që edhe në Shqipëri ka pasur aludime të ndryshme duke pasur edhe kundërakuza ndaj gazetarit të RAI.

Në Itali gazetarët janë bërë një për të mbrojtur të drejtën e informacionit të pavarur, lirinë e shprehjes, lirinë e informimit.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco