Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

‘Skandali 5D jepet vetëm te SYRI’/ Cukali: Krim i vërtetë! Pushteti ka forcën për të zhdukur lajmin

19:55, 03/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Koloreto Cukali, Drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, ka ngritur alarmin se në Shqipëri po zhduken televizionet e lira për të kritikuar qeverinë.

Sipas drejtuesit të Këshillit Shqiptar të Medias, skandalin ‘5D’ që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës po e jep vetëm SYRI TV dhe ky është një krim i vërtetë, pasi po tentohet të zhduket lajmi dhe nqs nuk e arrijnë këtë gjë, shpikin lloj lloj mjetesh për të bërë zhurmë, hedhin shashka, sulin ushtrinë dixhitale që kanë, për ta mbytur në forma të tjera dhe për ta bërë relevant lajmin.

‘Jemi më keq se vjet sepse sivjet është vetëm një televizion, SYRI, mund të jenë dy, ndoshta tre televizione kritike me qeverinë. Vjet kanë qënë katër, parvjet pesë, por televizionet kritike dhe televizionet të lira për të kritikuar qeverinë janë duke u zhdukur një e nga një. Janë duke u blerë’, u shpreh Cukali.

Cukali: Prapoganda sigurisht që është masive. Gjëja që ka ndodhur dhe që është një gjë shumë e rëndë është zhdukja e lajmit. Është skandali i 5D-së e jep vetëm një televizion SYRI, pra pushteti ka këtë forcë për ta zhdukur lajmin, nuk është më propaganda e rëndësishme. Krimi i vërtetë që bëhet ndaj publikut shqiptar është zhdukja, varrosja e lajmit dhe kur nuk arrijnë ta varrosin dhe në median online, shpikin lloj lloj mjetesh për të bërë zhurmë, hedhin shashka, sulin ushtrinë dixhitale që kanë, për ta mbytur në forma të tjera dhe për ta bërë relevant lajmin. Jemi më keq se vjet sepse sivjet është vetëm një televizion, SYRI, mund të jenë dy, ndoshta tre televizione kritike me qeverinë. Vjet kanë qënë katër, parvjet pesë, por televizionet kritike dhe televizionet të lira për të kritikuar qeverinë janë duke u zhdukur një e nga një. Janë duke u blerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco