‘Manipulimi të provimit të Magjistraturës’/ Çupi: Drejtori dhe Këshilli Drejtues të raportojnë në Komisionin e Ligjeve

‘Manipulimi të provimit të Magjistraturës’/ Çupi: Drejtori dhe Këshilli Drejtues të raportojnë në Komisionin e Ligjeve

16:34, 01/05/2024
A+ Aa A-

Opozita vazhdon të këmbëngulë për të zbardhur manipulimin e konkursit të magjistraturës.

Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka kërkuar që drejtori i kësaj shkolle, Arben Rakipi dhe këshilli drejtues të vijnë e të raportojnë në komisionin e Ligjeve në Kuvend për skandalin.

Reagimi i plotë i deputetes së PD-së, Dhurata Çupi:

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ligjeve do të këmbëngulin në kërkesën për transparencë mbi hijet e manipulimit të provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës. Mazhoranca nuk duhet të pengojë as transparencën dhe as llogaridhënien e institucioneve publike, duke garantuar padyshim parimin e ndarjes dhe balancës mes pushteteve.

Zyrtarisht do të ripërsërisim kërkesën për raportim në Komisionin e Ligjeve të Drejtorit dhe Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Administrimi i rregullt dhe korrekt i provimit për pranimin në Shkollën e Magjistraturës të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë është garanci për pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në të ardhmen. Kuvendi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj shqetësimit publik të këtyre ditëve, që ngre dyshime serioze mbi procesin dhe rrezikon besueshmërinë e sistemit të drejtësisë për të paktën 30 vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco