VIDEO/ Zhulali: Media ndërkombëtare po tregon se Rama nuk është artist, por autokrat

16:57, 25/04/2024
A+ Aa A-

Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Jashtëm në PD, në një intervistë për Syri TV, tha se personi që akuzohet drejtpërdrejtë nga emisioni në RAI3 është vëllai i Kryeministrit, i cili akuzohet për lidhje me rrjetet e narko-trafikut.

Zhulali tha se për publikun shqiptar kjo nuk është diçka e re, por për publikun Italian dhe atë europian është tronditës.

“Ka disa kohë që Edi Rama është në trysninë e medias ndërkombëtare, e cila i ka grisur atë portretin si artist, duke i nxjerrë atë portretin e vërtetë, si një autokrat që drejton një regjim autokratik”, tha Zhulali.

Ajo u shpreh se portreti i vizatuar nga mediat ndërkombëtare për Ramën është ai i një autokrati që mban në këmbë një regjim për shkak të lidhjeve me krimin, apo duke përdorur lidhjet me krimin.

“Është një dokumentar që ka kaluar të gjithë filtrate për vërtetësinë e lajmin dhe besoj se kjo është arsyeja që Rama shfaqet i shqetësuar.

Edi Rama është i vetmi kryeministër në Botë, duke ia kaluar edhe Putinit, që ka një television të tijin, ERTV. Rama është një kryeministër që ka një podcast, është kritikuar për mënyrën se si sillet ndaj gazetarëve, dhe keni rastin e Ambrozia Metës, gazetares së SYRI TV’, tha Zhulali.

Në këtë kuadër, ajo tha se Edi Rama tentoi të bëjë të njëjtën sjellje edhe me gazetarët italianë, por duket se ka një vendim të mediave ndërkombëtare për të nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco