VIDEO/ Meta: Rama do të ikë me hir ose pahir, edhe atë në Haiti e kapën nga leckat

VIDEO/ Meta: Rama do të ikë me hir ose pahir, edhe atë në Haiti e kapën nga leckat

22:58, 15/04/2024
A+ Aa A-

Edi Rama me hir ose me pahir do të iki, kemi të bëjmë me një regjim kriminal. Kështu u shpreh Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, gjatë emisionit Opinion.

Meta tha se Rama le ti ketë raportet me McGonigalët si të dojë, por edhe ai në Haiti i kishte shumë të mira, por e morën nga leckat.

“Ne do të bëjmë revolucion, do e bëjmë Shqipërinë me 4 mln shqiptarë”, tha Meta.

Ai u shpreh se jam gati në çdo kohë për debat me Edi Ramën, por edhe nëse do për basketboll.

‘Ai s’ka bërë asnjë kosh edhe kur luante basketboll. Edi, të jap fjalën 4 mln shqiptarë plus. Edi, unë jam ai që të mora te Parku Rinia, Edi nuk kam ndryshuar, jam po ai, shumë shpejt do këmbehesh me Fredin”, tha Meta, duke i përcjellë mesazhet Edi Ramës.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco