SYRI TV/ Olsi te Xibraka, Bardhi, interpelancë me Edi Ramën: Jep shpjegime për 3 çështje

23:00, 01/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me përfshirjen e të vëllait të tij Olsi Rama në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Interpelanca urgjente me shefin e qeverisë është kërkuar për në seancën e së enjtes më 4 prill, dhe kërkesa tashmë është depozituar në Kuvend. Në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi theksohet mungesa e plotë e reagimit, veprimit apo sqarimit të rrethanave nga Kryeministri lidhur me këtë cështje.

Nga Syri TV

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me përfshirjen e të vëllait të tij Olsi Rama në laboratorin e drogës në Xibrakë. Në një njoftim të shpërndarë nga grupi parlamentar democrat thuhet se kërkesa tashmë ka shkuar në Kuvend dhe interpelanca me shefin e qeverisë është kërkuar për në seancën e datës 4 prill. Gazment Bardhi kërkon që Kryeministri Rama të japë shpjegime në Kuvend për 3 cështjet si më poshtë:

1-      A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2-      A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3-      Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

Në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi theksohet mungesa e plotë e reagimit, veprimit apo sqarimit të rrethanave nga Kryeministri lidhur me këtë cështje dhe për këtë arsye kërkohet që interpelanca urgjente të përfshihet në seancën e të enjtes të kësaj jave. Një ditë pas denoncimit, Gazment Bardhi kërkoi nga SPAK të nisë hetimet duke rihapur dosjen e pezulluar numër 335/1 të vitit 2016.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco