SKANDALI/ Bardhi: Kriteret për kreun e Gardës, ja si po përshtaten për të emëruar Ermal Onuzin

SKANDALI/ Bardhi: Kriteret për kreun e Gardës, ja si po përshtaten për të emëruar Ermal Onuzin

18:41, 22/03/2024
A+ Aa A-

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, përmes rrjeteve sociale ka denoncuar lehtësimin e kritereve për drejtorin e Gardës së Republikës. Bardhi shprehet se kriteret janë përshtatur në mënyrë të tillë që në krye të Gardës të emërohet Ermal Onuzi.

“Korrupsion me tendera publik, korrupsion me kontratat koncensionare, korrupsion në çdo sferë ekonomike.

 Së fundi edhe korrupsion politik përmes ligjeve me porosi. Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi.

Më poshtë diskutimi në seancë plenare”, shkruan Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco