VIDEO/ Boçi: Të ndërtojmë një sistem zgjedhor që garanton votën

16:49, 11/03/2024
A+ Aa A-

Luçiano Boçi në studion e SYRI TV tha se mazhoranca socialiste duhet të reflektojë për kërkesat e opozitës dhe ato kanë të bëjnë me bashkëdrejtimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga opozita reale, si dhe ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Boçi tha se është një kërkesë e vazhdueshme e BE-së që të ketë një reformë zgjedhore të plotë, e cila merr në konsideratë kërkesat e opozitës.

“Duhet të ndërtojmë një sistem zgjedhor që garanton votën dhe nuk lejon ndërhyrjen kriminale që deformon votën, qoftë nga administrate ashtu edhe nga skalionet e krimit”, tha Boçi.

Sipas tij, nëse flasim për një domodoshmëri dhe ndërkombëtarët flasin për një domosdoshmëri, atëherë duhet të bëjmë një reformë që garanton votën e lirë.

“Është e domosdoshme dhe do të ndodhi që Komisioni i Reformës Zgjedhore të ketë bashkëkryetar përfaqësuesin e opozitës, pasi kjo jo vetëm reflekton realitetin politik, por është edhe një domosdoshmëri që opozita të japë konsensusin e saj lidhur me këtë reformë. Edi Ramës i intereson statusquo-ja”,  tha Boçi.

Ai tha se PD ka qenë në avancë lidhur me votën e emigrantëve, kjo ka qenë kalë beteje e Partisë Demokratike, jemi në favor të listave të hapura dhe për çështjen e sistemit, në bazë të Qarkut, Rajonit apo një sistem unik kombëtar, qëndrimet tona janë në sinkron me ato të partive të tjera opozitare.

“Nëse ka vullnet politik, koha që ka KQZ në dispozicion është mëse e mjaftueshme që të mundësohet përfshirja e emigrantëve në zgjedhje, pra të kenë të drejtën e votës”, tha Boçi. Ai u shpreh se vendi duhet të shkojë në zgjedhje me një Qeveri teknike pasi nuk ka pse Edi Rama të përdorë presionin e administratës dhe Qeverisë së tij, për të deformuar votën e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco