Lajmi i fundit

Gjyqtarja Irena Gjoka mungon pa motiv, shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut

SYRi Tv/ Shqiptarët në Finlandë letër Kuvendit: Kërkojnë garantimin e votës për emigrantët

16:13, 11/03/2024
A+ Aa A-

Një grup emigrantësh, pjesë e Komunitetit Shqiptar në Finlandë i kanë dërguar një letër të hapur Kuvendit të Shqipërisë ku i kërkojne zhbllokim e menjëhershëm të procesit ligjor dhe përmbushjen e detyrimit Kushtetuës për garantimin e votës së emiragrateve për zgjedhjet e 2025. Duke vënë në dijeni edhe ambasaden e Bashkimit Europian, Ambasaden e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Shqipëri dhe Prezences e OSBE, shqiptarët e diasporës ne Finlandë shprehin shqetësimin e dështimit të Kuvendit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhenë në 9 dhetjor 2022,  që të plotësonte boshllëkun ligjor për të garantuar votën e emigrantëve për zgjedhjet e ardhme paralametare.

"Ne jemi të shqetësuar për zvarritjen dhe dështimin e deritanishëm të procesit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që mandaton hartimin e legjislacionit që i jep të drejtën e votës emigrantëve dhe diasporës. Gjykata konstatoi "cenimin e të drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor" dhe porositi Kuvendin "për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi". Kërkojmë nga Kuvendi dhe autoritetet e tjera përkatëse të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zhbllokuar këtë proces dhe siguruar një pjesëmarrje të lirë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht vendbanimit, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në përputhje të plotë me vendimin e lartpërmendur të Gjykatës Kushtetuese."

Shqiptarët e diasporës në Finlandë theksojnë se mos garatimi i votës për emigrantet privon një pjesë të konsiderueshme të popullsisë shqiptare nga të drejtat e tyre themelore dhe cënon legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe se mundësimi i votës së emigrantëve është thelbësor për një demokraci më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco