Rrëfimi i Hajdar Malajt: Si u dënova 18 vjet burg nga Irena Maneku (Gjoka)

Rrëfimi i Hajdar Malajt: Si u dënova 18 vjet burg nga Irena Maneku (Gjoka)

16:11, 11/03/2024
A+ Aa A-

Hajdar Malaj ka rrëfyer se si është dënuar nga gjyqtarja Irena Maneku me 18 vite burg.

Në videon e mëposhtme është rrëfimi i Malajt, i cili ka pasur një proces gjyqësor për çështjen e një prone, por që gjyqi i është zvarritur për rreth 12 vite.

Në rrëfimin e tij, Malaj shprehet se në seancën kur u shpall vendimi, ai ka nxjerrë një pistoletë nga çanta, ndërsa gjyqtarja Maneku ulëriti.

“Kam qëlluar në ajër, e bëra këtë veprim për të treguar se çfarë bëhet në gjykatat tona. Godita lart me armë, erdhën ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, po ishte një person, Sokrat më duket se e kishte emrin, që më mbrojti nga ata, se do më kishin vrarë. Më dënuan 18 vjet”, rrëfen Hajdar Malaj.

Gjyqtarja në fjalë është Irena Gjoka (Maneku), pjesë e GJKKO-së, e cila duket se vijon të njëjtat praktika, si në rastin e Hajdar Malajt, që për një padrejtësi që i bëri në gjyqin e pronës, e detyroi të reagonte në një formë që më pas i kushtoi 18 vite burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco