Vuksani: Situata në fshatra dramatike, bujqësia “profesion” i pensionistëve

15:29, 11/03/2024
A+ Aa A-

Gjok Vuksani, drejtues i departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokratike, i ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, tha se sot buxheti për bujqësinë është 1.9%, ndërsa ne si qeverisje e Partisë Demokratike do e  çojmë në 3.5 %.

Vuksani tha se sot fermerëve nuk u rimbursohet asgjë, ndërsa ne do të synojmë për të rimbursuar duke e  çuar në balancë.

Ai tha se sot nuk ka asnjë subvencionim për fermerët, ndërsa ka shumë pak specialist.

“Situata është shumë dramatike, janë fshatra të tëra, jo vetëm në veriun e Shqipërisë, por po them në fshtrat në zonat fushore, ku nuk gjen një të ri, që jo të punojë tokën, por edhe të jetë banor. Bujqësia është kthyer në bujqësi të pensionistëve. Sot ata që punojnë tokën janë mbi 50 vje ç, po kur të ikin edhe këta njerëz, kush do e punojë tokën. Ne jemi një nga vendet me numrin më të vogël të mjeteve që punojnë tokën. Fermerët në thelb janë të djathtë, janë të lidhur me pronën e tokën, me aktivitetin e tyre, ndaj iu bëj thirrje që të mbështesin PD-së, pasi në këto 12 vjet, Qeveria e Ramës nuk ka bërë asgjë", tha ai

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco