VIDEO/ Kryetari Rexh Byberi përballet me Piranjat për abuzimin e 1 miliard e 600 milionë lekëve

20:56, 08/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, duket se ka një problem shumë të madh me miratimin, apo hapjen e segmenteve të reja rrugore në territorin e institucionit që drejton.

Sezonin e kaluar ju treguam shkeljen e parë flagrante të numrit një të Tropojës, por duket se Byberi nuk është ndalur aty. Në rastin e parë, zoti Byberi, duket se është në shkelje të rëndë të ligjit në projektin e ashtuquajtur ‘Rikonstruksioni i rrugës ‘Grace-Logu i Gracit’, Njësia Administrative Margegaj’.

Duke shkelur ligjin. Sepse kryetari i Bashkisë ka miratuar nisjen e punimeve të një rruge pa projekt zbatimi, dhe pa preventive, por vetëm me një projekt ide.

Ndërkohe qe ligji nr. 162/2020’ Për Prokurimet Publike’ parashikon rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit. Në këtë kontekst Bashkia Tropojë nuk duhej të kishte shmangur zbatimin e këtij ligji dhe rruga duhej te ndërtohej sipas procedurave ligjore.

Diçka të ngjashme ka bërë dhe homolugu i tij Fran Tuci, ish-kryebashkiak i Fushë Arrëzit që sot është pas hekurave, i dënuar nga SPAK-u.’Kam ndjekur ligjin dhe kam bërë gjithçka konfront ligjit. Asgjë më tepër, jam i qetë’, tha herën e pare kryebashkiaku Byberi.

Megjithatë, te Piranjat u publikua dhe kallëzimi i Ded Gjolit, banor i fshatit Palç, i cili ka paditur kryetarin Rexhë Byberi për shkatërrim prone më 17 korrik 2021. Ai pretendon se është pronari i tokës nga Qafa e Murrizit deri në Qafën e Agrit në të cilën janë kryer punimet e rrugës.

Prokurori, Artan Shtrungza, e ka marre procedimin penal dhe aktekspertiza i jep krejtësisht te drejte Dedes. ‘Rruga shtrihet përgjatë ngastrave 32/ab dhe 32/a te ekonomisë pyjore ‘Nikaj Mertur 1’. Sipas kadastrës pyjore ngastra 32/b është kullore dhe ngastra/a është pyll ahu.

 ’…Gjatësia e aksit te rrugës ne fjale është 1110 m/l, nga këto 324 m/l rezultojnë kullote dhe 786 m/l ne sipërfaqe me drurë pyjore. Ne përcaktimin e demit te vleres ne leke per hapjen e kësaj rruge behet me dije se janë prere 88 cope te kategorisë diametrike 10.1-20 cm dhe 35 te kategorisë 20.1-30 cm’.

‘Për diametrin 10.1-20 cm një dru i prere llogaritet me një dem ekonomik prej 8.000 leke, kurse për sasinë ne fjale, pra 88 drurë te prere, vlera e demit është 704.00 leke.

Për kategorinë e diametrit 20.1-30 cm vlera e demit ekonomik për një dru te prere është 15.000 leke, ndërsa për 35 te dëmtuar për hapjen e rrugës është 525.000 leke.

Për 1m/kub gërmime për hapjen e rrugës vlera ne leke e demit te shkaktuar është 49.500 leke. Nga matja e rrugës rezulton se gjatësia e saj është 1110 m/l, gjerësia 30, ndërsa skarpati mesatar është 2m. Vlera e demit te shkaktuar rezulton 164.835.000 leke, ndërsa vlera totale e demit te shkaktuar eshte 166.064.000’.

Gazetari Eraldo Harlicaj shkoi sërish për t’u ballafaquar me kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, dhe ky i fundit me një skenar arratisje të denjë për filmat e hollivudian u shmang me shumë stil.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco