Shpërthimi në biznesin e deputetit të PS-së/ Berisha: Kjo video nuk mbështet variantin e Ballës

Shpërthimi në biznesin e deputetit të PS-së/ Berisha: Kjo video nuk mbështet variantin e Ballës

09:48, 02/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi për shpërthimin tragjik në biznesin e deputetit socialist, Bujar Çela në Lushnje.

Berisha kërkon hetim për ngjarjen, ndërsa thotë se pamjet video nuk mbështesin variantin që u paraqit nga Taulant Balla dhe që ishte i ndryshëm nga ai që paraqiti policia.

POSTIMI I PLOTË

Shpërthim i fuqishëm me të vdekur dhe të plagosur në Lushnjë!

Të dashur miq, një shpërthim i fuqishëm me natyrë të paqartë në ambientet e biznesit të deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela, ka marrë jetën e dy punëtorëve, baba dhe bir, dhe plagosur shumë të tjerë, ndër të cilët edhe vetë deputetin. Duke shprehur ngushëllime të ndjera familjes së viktimave për humbjen e tmerrshme të njerëzve më të dashur të saj dhe duke ju uruar shërim të plote të plagosurve, kërkoj gjetjen e shkakut të vërtetë të këtij shpërthimi të fuqishëm me pasoja fatale dhe shkatërrimtare.

p.s Kjo video nuk mbështet variantin e Ballës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco