Denoncimi i Berishës: Edi Rama e ka mbushur SHIK-un këto kohë në të gjitha postet drejtuese janë vendosur patronazhistë të deklaruar

Denoncimi i Berishës: Edi Rama e ka mbushur SHIK-un këto kohë në të gjitha postet drejtuese janë vendosur patronazhistë të deklaruar

19:20, 01/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në protestën që po zhvillohet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se Kemi një mur të tmerrshëm krimi përpara. Kemi një shtet të inkriminuar në trup, në kokë të tij dhe gjymtyrë të tij.

Fjala:

Vështirësitë në këtë betejë i kemi të mëdha.

Kemi një mur të tmerrshëm krimi përpara. Kemi një shtet të inkriminuar në trup, në kokë të tij dhe gjymtyrë të tij.

Por kjo nuk do të thotë se fitorja jonë është e pamundur. Nuk humbasin kurrë ata që nuk dorëzohen.

Fitorja u takon dhe e gëzojnë vetëm ata që guxojnë, që i besojnë dhe ju të tillë jeni.

Çdo ditë Edi Rama lëshon urdhra dhe udhëzime që në çdo qelizë të këtij shteti të vendosë patronazhistë dhe horra.

E ka mbushur SHIK-un këto kohë me të ashtuquajtur reformë, në të gjitha postet drejtuese janë vendosur patronazhistë të deklaruar.

Pra ai mendon se duke konsoliduar shtetin monist, shtetin partiak do të mund të konsolidojë pushtetin e tij.

Por kjo është e dështuar.

Asgjë vrullin tuaj nuk mund ta ndalë, asgjë forcën tonë nuk mund ta ndalë.

Kemi përballë një armik me të cilin mezi presim të përballemi. Kemi përballë një tradhtar të kombit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco