Pensionistët presin rritje pensioni, jo sumite ku Rama bën kurtizanen e Vuçiçit!

Pensionistët presin rritje pensioni, jo sumite ku Rama bën kurtizanen e Vuçiçit!

13:46, 01/03/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Sumiti i ujit ne havan ku Edi Rama ben kurtizanen e Vuçicit, ku trajtohet armiqesisht Kosova, ku perkedhelet Putini duke bere sikur perkrahet Ukraina, nuk i duhen as dreqit.

Shqiptaret kane pare me neveri te njejtin qilim te kuq, te njejtin Edi Rame qe zgerdhihet e perdridhet si çingije, te njejtet europiane qe brockollisin te njejtat refrene sterile, qe nuk zgjidhin asgje, te njejtat shaka idiote ku qeshin po vete, te njejtat dreka e darka me ca mahnitje matufesh dhe ne fund po ne fund fare mbetet hiç asgje dhe i njejti vendnumero.

Qindra mijra pensioniste me peshen e viteve, te lodhjes, te shendetit, te halleve te pazgjidhura, te vetmise presin me te drejte legjitime mbeshtetjen e qeverise pas kontributit dhjetra vjecar qe kane dhene per shoqerine.

Pensionistet nuk ja kane ngene te masturbimeve politike te Edi Rames por presin mbeshtetjen financiare dhe me sherbime qe u takon si askujt tjeter.

Eshte neveri te shikosh se si Edi Rama s'ka asnje fjale per pensionistet por ben rolin e palacos politik, qe mban me shakara europianet e diplomacise se havjarit.

Kryeagjenda e qeverise duhet te jene qindra mijra pensioniste mjerimi i te cileve ulerin dhe eshte çnjerezor.

Zgjidhjet ekzistojne, ato jane shume te qarta dhe te thjeshta dhe Partia e Lirise i ka bere publike per te gjithe shqiptaret.

Por per nje qeveri grabitqare dhe te pashpirt si e Edi Rames pensionistet ekzistojne vetem per kohen e zgjedhjeve dhe per te bere premtimet mashtruese, qe perseriten si refren turpi.

Çingija politike Edi Rama eshte halli dhe problemi me i madh dhe jo e jo zgjidhja e qindra mijra pensionisteve te nderuar te Shqiperise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco