Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rama fluturon me çarterin e një kompanie biznesi/ Paloka: Skandal që duhej të sillte shkarkimin

Rama fluturon me çarterin e një kompanie biznesi/ Paloka: Skandal që duhej të sillte shkarkimin

09:42, 01/03/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi ndaj lajmit se kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Azerbajxhanit me çarterin privat të një kompanie biznesi.

“Vetëm një si Rama, të qenit kryeministri më i korruptuar në Evropë, e përplas me arrogancë në publik!

Për çdo vend tjetër normal, udhëtimi i një kryeministri me çarter të një kompanie biznesi, do të ishte skandal që minimalisht do çonte në shkarkim të tij.

Imagjinoni që kjo ka bërë përshtypje dhe në një vend si Azerbajxhani…!

Çfarë afere të qelbur do të mbyllë këtë herë (se që ka marrë rrugën thjesht për të inauguruar ambasadën, këtë vetëm një idiot e beson)?” shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco