VIDEO/ Erisa Xhixho: Me ligjin e ri, tani e ka Edi Rama në dorë se çfarë do të ndërtohet në zonat e mbrojtura

17:40, 26/02/2024
A+ Aa A-

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me ligjin e zonave të mbrojtura.

Sipas Xhixhos, nëse në ligjin e vitit 2017, ekspertët kishin një zë të fuqishëm në lidhje me zonat e mbrojtura, tani gjithçka është në dorë të Edi Ramës nëse do të ndërtohet në këto zona.

‘Kalimi i këtij ishte një lajm shumë i keq, jo vetëm për zonat e mbrojtura, por edhe për turizmin shqiptar ku ne krenohemi.

Edhe pse propaganda e qeverisë reklamon turizimin, me këtë ligj lejon investime të investitorëve strategjikë në zonat e mbrojtura.

Ka dy probleme.

E para legjislative dhe procesi legjislativ pati shumë probleme. Në këtë proces delegacioni i BE-së ka ndërhyrë dhe ka kërkuar të ketë transparencë dhe gjithëpërfshirje, që të bëhen pjesë e procesit edhe grupet e interesit, në procesin e dëgjesave dhe konsultimeve.

Ky ligj bie në kundërshtim e MSA-në dhe konventat e tjera, ku është vendi ynë.

Nga ana tjetër, kapitulli i mjedisit është kapitulli më i vështirë për tu negociuar në procesin e negociatave me BE-në.

Ndërhyrjet që bëhen në këtë ligj, siç u tha, tashmë nuk do të jenë në varësi të ekspertëve dhe instrumenteve, siç kishte ligji i 2017 ku këta të fundit kishin një zë të fortë dhe të fuqishëm.

Tashmë do të jetë në kompetencat e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe kryeministrit nëse do të ndërtojë resorte, shërbimeve biznesi, në zonat e mbrojtura, dhe këto do të quhen investime strategjike.

Ky ligj largon ekspertët nga vendimmarrja’, tha Erisa Xhixho në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco