Abdulla Diku: Jemi i vetmi vend në botë që Zonat e Mbrojtura synojmë t’i mbrojmë duke i betonizuar

15:17, 26/02/2024
A+ Aa A-

Në një intervistë ne Edicionin e Pasdite në Syri Tv, Abdulla Diku, ekspert mjedisi, komentoi pushtimin e zonave të mbrojtura nga betoni teksa shtoi se jemi i vetmi vend në botë që zonat e mbrojtura synojmë t'i mbrojmë duke i betonizuar.

Është logjike që çdo lloj investitori, gjënë e parë që do donte të bënte është investimi në zonat e mbrojtura, mirëpo zonat e mbrojtura prandaj janë të tilla, për të parandaluar zhvillimin e aktivitetit kundër objektivave menaxhuese të tyre.

Kështu që thënia, apo tendenca e qeverisë për të dhënë pjesë në territoret e zonave të mbrojtura për qëllime të zhvillimit të turizmit elitar, etj, e ç'bëjnë në thelb ligjin ekzistues për zonat e mbrojtura dhe i gjithë ligji del jashtë kontekstit të tij.

Pyetur nga moderatori Arnold Kariqi se a ndikon betonizimi në rritjen e cilësisë së Parqeve të Mbrojtura siç është shprehur qeveria, Diku u shpreh:

S’ ka as logjikë shkencore, as politike , as folkloriste, pra nuk ka asnjë logjikë kjo gjë.

Pra një zonë e mbrojtur nuk zhvillohet duke e betonizuar por duke zhvilluar dhe zbatuar praktika të mira menaxhuese, aktivitete që janë miqësore me mjedisin, duke e mbrotjur nga mbetjet urbane, nga trajtimi i ujërave të zeza, etj etj.

Pra këto janë mënyrat se si menaxhohet një zonë e mbrojtur.

Ndërsa, në këtë mënyrë bëhemi i vetmi vend në botë, që zonat e mbrojtura i mbrojmë duke i betonizuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco