SYRI TV/ Ruspa parqeve, truall për resortet e oligarkëve, qeveria injoron ekspertët, miratohet ligji për zonat e mbrojtura

15:20, 22/02/2024
A+ Aa A-

Mes protestave të shoqërisë civile jashtë Kuvendit dhe deputetëve opozitarë brenda sallës, Mazhoranca socialiste votoi hapjen rrugë të ndërtimeve brenda Parqeve Kombëtare dhe zonave të mbrojtura. Ministrja Mirela Kumbaro ka befasuar me arsyen e këtij ligji, pasi sipas saj në këto ndërtime do të punësohen njerëz. Si përfaqësuesit të Shoqërisë civile ashtu edhe deputetët e opozitës deklaruan se ky ligj bëhet për tu dhënë ologarkëve parqet për të kryer ndërtime.

Syri tv

Teksa jashtë sallës së kuvendit protestonin qytetarët ndërsa brenda në parlament deputetët e opozitës, 74 deputetë socialistë ngritën dorën duke miratuar ligjin për “Zonat e Mbrojtura”, i cili i hap rrugë betonimit të parqeve natyrore për ndërtimin e resorteve turistike.

Ky ligj është kontestuar nga shoqëria civile dhe ekspertët e mjedisit, të cilët teksa protestonin jashtë kuvendit, deklaruan se ky ligj do t`u japë zonat e mbrojtura oligarkëve.

Këtë pohim të specialistëve, e konfirmoi vetë Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila pas seancës dha argumentin absurd, se ndërtimet në zonat e mbrojtura do të hapin vende pune.

Por, deputet e opozitës, Ina Zhupa, Jorida Tabaku dhe Erisa Xhixho, u shprehën se ky ligj do të shkatërrojë zonat e mbrojtura.

E pyetur nga gazetarët për projektin e Parkut të Karavastas, Mirela Kumbaro nuk e mohoi ekzitencën e një plani për resort, por u shpreh se ky projekt ende nuk ka mbërritur ne qeveri.

Por gazetarja e Syri Televizion, Ambrozia Meta, i solli në kujtesë ministres Kumbaro, rastin e Aeroportit të Vlorës, ku Konventa e Bernës kërkoi anulimin e ndërtimit të aeroportit. Për këtë rast, kumbaro përsëri tentoi të justifikohej.

Për ligjin e zonave të mbrojtura, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, paralajmëroi se opozita do të bëjë padi në gjykatën kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco