Ligji për zonat e mbrojtura/ BE: Duhet të jetë në përputhje me kuadrin tonë ligjor

Ligji për zonat e mbrojtura/ BE: Duhet të jetë në përputhje me kuadrin tonë ligjor

11:53, 22/02/2024
A+ Aa A-

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë reagoi për miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Në një deklaratë thuhet se ky ligj duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor të BE.

“Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të konvergojë drejt standardeve evropiane.

Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi temat e mbuluara nga acquis e BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco