Zhupa, betejë për zonat e mbrojtura: Kumbaro s'e ka problem t'i japë për ndërtim! Doni të shkatërroni Shqipërinë

Zhupa, betejë për zonat e mbrojtura: Kumbaro s'e ka problem t'i japë për ndërtim! Doni të shkatërroni Shqipërinë

10:37, 22/02/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka protestuar me zë të lartë në Kuvend sot duke i kërkuar mazhorancës të mos fusë në rendin e ditës, ligjin që copëton zonat e mbrojtura të vendit.

Në një video të publikuar në Fb, Zhupa dëgjohet duke akuzuar në veçanti ministren e Turizmit, Mirela Kumbaron.

“Hiqni zonat e mbrojtura nga rendi i ditës! Hiqni zonat e mbrojtura! Hiqni zonat e mbrojtura! Nuk është plaçka juaj, Shqipëria! T’ju vijë zor!- dëgjohen thirrjet e Zhupës nga vendi, në kushtet kur opozitës nuk i jepet fjala në Kuvend dhe pengohet nga Garda.

“Hiqni ligjin për zonat e mbrojtura nga rendi i ditës!

Ja Mirela Kumbaro, vrasësja e zonave të mbrojtura! Kjo që dënon në qoftë se pret një dru në pyje dhe në qoftë se i jep të tëra për ndërtim, s’e ka problem!

Ja dhe Mirela, fytyra e këtij procesi!   Ju doni të shkatërroni Shqipërinë!

Moa votoni zonat e mbrojtura, mos votoni shkatërrimin e Shqipërisë. Ku do t’i rrisni fëmijët?! Çfarë ajri do të merrni?!”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco