'Shpopullimi, një agjendë'/ Pastori Akil Pano i drejton gishtin qeverisë

'Shpopullimi, një agjendë'/ Pastori Akil Pano i drejton gishtin qeverisë

22:59, 21/02/2024
A+ Aa A-

Pastori Akil Pano ka folur për shpopullimin e vendit duke thënë se dëmi është në gjeneratat që kemi përpara.

Pastori thekson se por vritet atdhedashuria dhe pak çifte që jetojnë në vende të huaja u mësojnë shqip fëmijëve të tyre.

Sipas pastorit për shpopullimin ka një agjendë dhe i drejton gishtin qeverisë, të cilën e quan instrumentin që po zbaton këtë agjendë.

“Nuk ka emigracion masiv, por shpopullim. Kjo duhet të bëjë dikë ose një kastë, përgjegjës. Në fund të ditës, retorika e të gjithëve që dalin në agorën publike është shterpë. Çdo vit po shpopullohet nga trupi ynë kombëtar një qytet. Dëmi është në gjeneratat që kemi përpara. Janë mbi 1 milion shqiptarë që zemrën e tyre e kanë të shkëputur me zemrën kombëtare. Këtu po vritet atdhedashuria, ëndrra për të qenë shqiptar. Ka mjaft çifte që nuk i mësojnë më shqipen fëmijëve të tyre. Ka jo pak çifte në Francë dhe SHBA që nuk u mësojnë shqipen fëmijëve të tyre.

Ka shumë familje që janë ndjerë të zbuar apo dëbuar nga vendi i tyre. Kanë qenë ose të persekutuar, ose janë përballur me gjoba, ose nuk kanë pasur mungesë alternative. Dëmi që i është shkaktuar trungut shqiptar, është katastrofik. Nëse shihni qytezat, fshatrat janë pothuajse plotësisht të boshatisura. Pyetja është kush i kontrollon numrat? Statistikat? Kjo duhet të bëjë dikë përgjegjës për këtë fluks masiv.

Nëse flasim pastaj për shpopullimin e vendit, ka një agjendë. Unë besoj se ka një plan për shpopullimin e vendit. Në zinxhirin e gjatë të fenomeneve shkak pasojë, ngjarjet kanë ndodhur në mënyrë të papritur, apo të pa organizuar. Unë nuk dua ta fus në suazën e konspiracionit. Nuk është konspiracion ajo që është thënë 10 vite më parë për shpopullimin e Shqipërisë. Qeveria është thjeshtë një instrument që është duke përmbushur një agjendë. Ke një libër të Vaso Çubrillovicit, i cili ka parashikuar dhe ka vendosur çdo detaj se si mund të shpopullohet një vend dhe të popullohet me popullsi të tjera.

Disa ditë më parë në Greqi u miratua ligji për martesat mes çifteve homoseksuale dhe u publikua sikur kombi ortodoks grek me gëzim të madh miratoi ligjin. Deklaratat që janë bërë nga sinoti i kishës greke kanë qenë të forta dhe janë censuruar në media. Këto për 18 minuta u miratua ligji për bixhozin. Fatkeqësia jonë e madhe është se kemi një klasë politikanësh që nuk njohin kult më të madh të tyre se sa pushteti. Sot jam më i bindur se kurrë më parë për këtë agjendë të shpopullimin. Deri dje se kam besuar dhe e kam kundërshtuar”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco