Rilindasit ‘lënë’ punët e shtetit për të vjedhur votat/ Rama: Lini çdo punë dhe inventarizoni çdo familje

Rilindasit ‘lënë’ punët e shtetit për të vjedhur votat/ Rama: Lini çdo punë dhe inventarizoni çdo familje

18:33, 21/02/2024
A+ Aa A-

Edi Rama ka nisur ‘zgjimin’ e patronazhistëve për zgjedhjet e viti 2025.

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë socialiste, kryministri u ka lënë porosi të tijëve që të lënë çdo punë dhe të merren me organizimin e partisë, të riaktivizojnë patronazhistët për të grabitur zgjedhjet e përgjithshme.

Ai ka shprehur pakënaqësi për punën e deritanishme të patronazhistëve dhe i ka urdhëruar të lënë çdo punë për të filluar inventarizimin e çdo familje, kontaktin për t'i blerë votën, taktikë ë njohur kjo e rinlindjes prej vitesh. 'Mbi çdo gjë ato struktura janë aty për hallet e njerëzve. Të jenë një iventar për çdo familje. Të dhënat sociale, ekonomike dhe hallet e tyre.',- ka thënë Rama. Vetëm kjo frazë e një njeriu që ka 11-vjet në pushtet dhe kujtohet për hallet e njëzve vetëm në prag të zgjedhjeve, mjafton për të kuptuar se kjo nuk është një Asamble e një partie politike, por një asamble vjedhjeje votash për të vjedh shqiptarët edhe për 4 vite të tjera. Një kryeministër që ka vjedhur miliona euro nga xhepat e shiptarëve për incenertorët që nuk ekzistojnë pa menduar për hallet e qytetarëve, kuptohet se çfarë porosish ka lënë në një Asamble hajdutësh.

Nga mbledhja e sotme e Ramës me socialistët ai u ka thënë që të numërojnë çdo patronazhist dhe të evidentojnë nëse kanë ik nga partia, kanë ik jashtë apo kanë vdekur.

Nga ky togfjalësh, duket se Rama një takim të ngjashëm e ka bërë me Lulin disa ditë më parë dhe siç duket i ka thënë që të kanë vdekur anëtarët e partisë dhe të kanë ikur jashtë, e ngjashme me frazën e Ramës në Asamble ka qenë edhe ajo e Lulit pak ditë më parë, ku ai u shpreh se rreth 60-mijë anëtarë partie më kanë vdekur.

Më tëj Edi Rama ka përdorur metodën e frikësimit të humbjes së mundësisë për të vjedhur ndaj kryepatronazhistëve duke duke dashur kështu që t’i motivojë të mobilizohen të vjedhin votat ‘sot’ për të vjedh nga pushteti ‘nesër’, ku u është drejtuar atyre së duhet të mëndojnë sikur zgjedhjet janë më 15 mars.

 “Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave të partisë. Të arrijmë balncat gjinore brenda PS-së. Të punohet sikur në 15 Mars të ishin zgjedhjet e përgjithshme. Duhet ripërtëritje e çdo qelize të partisë”,  u është drejtuar Rama drejtuesve të qarqeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco