VIDEO/ Koti: Dje i treguam regjimit forcën tonë! Do të jemi bashkë për ta çuar misionin në fund

18:36, 21/02/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti, e pranishme në protestën e sotme në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, poshtë banesës së tij, ka përshëndetur protestën madhëstore të 20 shkurtit dhe të gjithë pjesëmarrësit të cilët ishin aty për të kërkuar të drejtat e tyre.

Në fjalën e saj, Koti u shpreh se  protestat në mbështetje të kryetarit të opozitës do të vazhdojnë derisa drejtësia të shkojë në vend.

“Një falenderim zemre për atë protestë të djeshme që ishte surprizë për të gjithë ne. Nuk na besuan. Ishin  skeptik. Vunë në dyshim forcën e demorkatit, zemrën tonë të lirë, e vunë në dyshim që partia demokratike ekziston. Ne dje u mblodhëm dhe treguam forcën tonë, treguam që logoja, vula janë këtu midis nesh. U bashkuan deputetët, u bashkua baza dhe efekti ishte dje ai shesh gumëzhinte nga njerëzit. Dolëm për të mbrojtur të djrejtat donë dhe demokracinë. Atë demokraci që duan ta shkelin e kërkojën që të heqim dorë.

Ne do vazhdojmë të mblidhemi këtu në rrugën e shpresës sepse po kërkojmë lirinë  e kryetarit tonë, lirinë e kryetarit tonë, lirinë  e një arrestimi politik.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco