SYRI TV/ Mijëra qytetarë u mblodhën në shesh', mediat botërore jehonë protestës së opozitës

12:16, 21/02/2024
A+ Aa A-

Protesta e opozites shqiptare ka bërë jehonë në mediat  kryesore evropiane dhe amerikane. Vetem disa minuta pas përfundimit te protestes, Asociated Press ka publikuar artikullin me titull  “Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë antiqeveritare të martën duke akuzuar kabinetin për korrupsion.

Artikulli thekson se Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33 vjet nga rrëzimi i statujës së diktatorit komunist të vendit, Enver Hoxha.

Gjigandi mediatik amerikan The Ëashington Post thekson se protesta e së martës tregoi gjithashtu mbështetjen për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie.  

Artikulli citon liderin e opozites Sali Berisha, i cili duke folur nga banesa e tij, në një fjalim që u transmetua drejtpërdrejt në ekranet e tubimit, akuzoi Kryeministrin Ramën për korrupsion dhe sulme politike. Ai u zotua, shkruan  të rihapë “dyert e integrimit në Bashkimin Europian, të cilat regjimi i Edi Ramës i ka mbyllur”.

 Protesta e madhe e opozites shqiptare u pasqyrua edhe ne media te tjera amerikane si ABC neës, San francizsco cronikel dhe nje sere mediesh te tjera. Gjithashtu protesta që pushtoi sheshet e Tiranës u pasqyrua dhe në mediat e rëndënësishme gjermane.

“Mijëra persona protestuan kundër kryeministrit Edi Rama në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ata e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.” Shkruan e përditshmja gjermane ZDF HEUTE, teksa publikon pamjet  e protestes me pjesëmarrje të lartë.

Newszone shkruan se mijëra protestues kanë bërë thirrje për dorëheqjen teksa kanë marshuar kundër korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.

Dhe mediat zvicerane kanë pasqyruar protestën e djeshme në Tiranë. Suiss Info thekson numrin  lartë të protestuesve që mbushen sheshet kundër qeverisjes së Edi Ramës.

 Ndërsa të tjera media shkruajnë se mijëra kundërshtarë të qeverisë dolën në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, mbrëmjen e së martës. Ata demonstruan para rezidencës zyrtare të kryeministrit Edi Rama me pankarta si “Tirani nuk do të mbizotërojë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco