VIDEO/ Albana Vokshi: Në çdo tryezë që ulet, Rama shet një copë nga Shqipëria. Vendi ynë është në rrezik

18:55, 20/02/2024
A+ Aa A-

 

Deputetja Albana Vokshi hodhi akuza ndaj Edi Ramës ndërsa iu drejtua protestuesve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke e konsideruar atë si një tradhtar që shet çdo ditë tokën dhe detin e Shqipërisë.

‘Duhet të ishim më parë këtu në këtë shesh. Kemi kaluar dy vite të vështira, përpara një sulmi frontal për të shkatërruar opozitën. Përdorën të gjitha format, para, presione, kërcënime, pengje, lobime brenda dhe jashtë, por nuk ia dolën. Ja ku jemi këtu. Jemi më të fortë. U bëmë bashkë duke kapërcyer mllefet. Është një rrugë pa kthim, për ta hequr këtë mallkim që na ndjek dhe përndjek dhe që e ka emrin Edi Rama.

Një thirrje kam për shqiptarët, ngrihuni, protestoni jo për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë tonë të përbashkët. Shqipëria jonë është në rrezik. Shqipëria po shitet si plaçkë lufte për interesa të një njeriu që është Edi Rama. Edi Rama nuk është kundërshtari ynë politik, por një tradhtar.

Në çdo takim që bën shet një copë tokë, shet një copë det. Në çdo karrige që ulet ka premtuar diçka për të shitur. Në asnjë tryezë nuk ulet si kryeministri dinjitoz i një vendi sovran por si një matrapaz’, tha midis të tjerash Vokshi.

Image

PROTESTA LIVE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco