VIDEO/ Afroviti Dhimojani: Beleri po mbahet në paraburgim prej më shumë se 9 muajsh, bazuar në dëshmi të falsifikuara

18:46, 20/02/2024
A+ Aa A-

Afroviti Dhimojani protestuese e ditës së sotme në protestën e thirrur nga opozita, kujtoi dhe njëherë se si kryetari fitues i bashkisë Himarë, vazhdon të mbahet në paraburgim prej më shumë se 9 muajsh, bazuar në dëshmi penaliteti të falsifikuara, dëshmi kontradiktore, nga persona të infiltruar ngë Policia e Shtetit.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, vazhdon të mbahet në paraburgim prej më shumë se 9 muajsh, çdokush me njohuri minimale, juridike dhe politike, e pranon publikisht që e gjithë çështja nisi nga etiketimi denigrues i Ramës në Himarë, e pasoi në çdo qytet të Shqipërisë deri në mesnatën e datës 12 maj... ku në mënyrë banditeske u arrestua kandidati i opozitës Fredi Beleri në qytetin e Himarës.

Si pjesë e showt policor që ka për zakon kjo qeveri në formë propagande për të përcjellë frikë dhe panik.

Përmbledhja e kësaj fabule nga ana e SPAK-ut përfundoi me pretencën e saj ku kërkoi dënimin me 2 vite e 6 muaj të kryetarit fitues Fredi Beleri, bazuar në dëshmi penaliteti të falsifikuara , dëshmi kontradiktore,  nga persona të infiltruar nga Policia e Shtetit për të thurur komplote.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco