Edhe Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës

Edhe Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës

18:17, 20/02/2024
A+ Aa A-

Në protestën e sotme të opozitës është e pranishme edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk i është pozicionuar ende pranë opozitës ë bashkuar.

Deputetja shprehu skepticizëm pak ditë më parë në një reagim të gjatë, ndërsa është deklaruar publikisht kundër sulmeve ndaj SPAK si dhe kundër aksionit të opozitës në Parlament duke sjellë bllokimin e seancave.

Tabaku shihet në protestë bashkë me ish-deputetin, Alfred Rrushaj, i cili drejtonte grupin parlamentar të Partisë Demokratike në vitin 2021, kur edhe nisi përplasja brenda kësaj partie. Rrushaj nuk u deklarua me asnjë grup dhe preferoi të jepte dorëheqjen, duke u tërhequr nga politika aktive.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco