VIDEO/ Nënkryetari i PD hap protestën/ Boçi: Sot vijmë si një zë i vetëm kundër Ramës

18:11, 20/02/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka hapur protestën duke dhënë mesazhin se sot ndryshe nga herët e tjera vijnë të bashkuar si një zë i vetëm kundër kryeministrit Edi Rama. 

"Ajo që na ka sjellë këtu është e sotmja është ulërima e qytetarit është dëshira për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na ka thirrur në këtë protestë është grushti i mbledhur i atij intelektuali që zemërohet, është biznesi i vogël që i ngushtohte laku në fyt, është revolta e të riut e të resë që ja nxijnë jetën dhe dëshiron të largohet.

Është ajo drama e qytetarit shqiptar që është një udhëtim dantesk drejt ferrit.

Ndrsyhe nga herët e tjerët vijmë të bashkuar si një zë i vetëm kundër Ramës. Diktaturat nuk mund të lulëzojnë nëse ne jemi të bashkuar", tha Boçi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco