Abilekaj komenton protestën e opozitës nga Bulevardi: Njerëzit duhet të marrin në dorë fatin e tyre

16:45, 20/02/2024
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj i është bashkuar protestës së madhe kombëtare të ditës së sotme përpara kryeministrisë, të thirrur nga opozita e bashkuar.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Abilekaj është shprehur se me anë të kësaj proteste njerëzit  duhet të marrin në dorë fatin e tyre për të rrëzuar regjimin e instaluar nga Rama.

“Është momenti kur njerëzit duhet të marrin në dorë fatin e tyre, është momenti kur nuk duhet të presim se çfarë do të thonë ndërkombëtarët, është momenti kur kjo opozitë, që pretendon se është bashkuar dhe unë besoj se është bashkuar, të tregojë se cfarë do të bëjë.

Çfarë do të thotë kjo protestë sot, për atë që do të ndodh në 2025-ën. A do të nis sot opozita një rrugëtim për të bërë një shoë apo do të nis një rrugëtim që në 2025-ën të dalë e  fituar në zgjedhje.

Është sot momenti që të tregojnë se i besojnë ato që thonë. Duhet të besojnë se ky regjim nuk rrëzohet me votë por duhet të marrë fati në duar. Sot fati merret nëpërmjet protestave, mosbindjes civile, radikalizimeve të lëvizjeve në vazhdim deri në rrëzimin e regjimit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco