VIDEO/ 1 orë para protestës, çfarë thanë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi për gazetarët

16:19, 20/02/2024
A+ Aa A-

Ndërsa duhet pak më shumë se 1 orë nga orari zyrtar i nisjes së protestës së madhe qytetare tek kryeministrit, drejtuesit dhe deputetë e Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu, për të diskutuar dhe rakorduar detajet e fundit të kësaj proteste madhështore.

Duke folur për media, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se, protesta do të jetë një revoltë qytetare.

‘Është protestë revoltë, revoltë e qytetarëve ndaj regjimit. Skenarët janë revoltë ndaj regjimit më kriminal dhe më korruptiv që ka pasur ndonjëherë Shqipëria’, tha Flamur Noka  për mediat.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se, në këtë protestë do të ketë një pjesëmarrje masive.

‘Pjesëmarrje masive e qytetarëve, protestë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe mesazhe që sigurisht do ti shikoni në shesh’, tha Gazment Bardhi për gazetarët e shumtë në selinë blu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco