VIDEO/ Vokshi: Shqiptarët po vërshojnë në Tiranë, kjo do të jetë protesta më e jashtëzakonshme e opozitës

14:49, 20/02/2024
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e  pasdites në 'SYRI TV' me moderatorin, Arnold Kariqi për të diskutuar të gjitha përgatitjet që opozita ka bërë sot në prag të protestës kombëtare që do të mbahet në orë 17.30 në Tiranë, ishte deputetja e PD, Albana Vokshi.

Vokshi është shprehur se sipas informacioneve nga degat ka pasur me qindra dhe mijëra qytetarë që kanë ardhur në Tiranë por nuk kanë munguar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

"Sipas informacioneve nga degat ka pasur me qindra dhe mijëra qytetarë që kanë ardhur në Tiranë por nuk kanë munguar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Sipas informacioneve protestuesit janë nisur nga të gjithë rrethet e vendit që të protestojnë sot në Tiranë kundër qeverisë së korruptuar të vendit. Sot në ditën simbol të rrëzimit të diktaturës në Shqipëri do të jetë protesta më simbol dhe më mirë e organizuar nga opozita ndonjëherë.

Ashtu sikur para 33 viteve ishim në një nga diktaturat më të egërta u ngritëm e rrëzuam bustin si një nga simbolet e rrëzimit të  diktaturës, ashtu edhe sot shqiptarët do të ngrihen të rrëzojnë neodiktaturën. Në këto protesta të mëdha është populli që e udhëheq protestën dhe jo politikani. Është e sigurt që ne do të jemi në ballë të protestës për gjithçka që do të ndodhë sot.

Dy njerëz njoh unë që blindojnë ndërtesat kur zhvillohen protestat e opozitës, ato janë Basha dhe Rama, kjo gjë dhe mijëra policë të urdhëruar sot për të kontrolluar demokratët nuk do na ndalin kurrë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco