Caka: Çdo shqiptar, shumë arsye për të protestuar

Caka: Çdo shqiptar, shumë arsye për të protestuar

14:26, 20/02/2024
A+ Aa A-

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka u bëri sot thirrje qytetarëve që të protestojnë.

Në një deklaratë për mediet, Caka theksoi se, çdo shqiptar ka një mijë e një arsye për të protestuar.

Sipas saj qeveria ka thyer çdo premtim që ka bërë përpara se të vinte në pushtet.

“Nëse ke qoftë edhe një arsye, sado e vogël dhe e parëndësishme mund të të duket, dil e protesto!

Dil sot e protesto, eja, sepse shumë shpejt ajo arsye e vogël do kthehet në një problem shumë të madh e të pazgjidhshëm”, tha Caka.

“Kur padrejtësinë e shkakton vetë pushteti, me dashje, mos ki shpresë se ata do reflektojnë e do ta rivendosin të drejtën tënde. Bëhu ti ai që zgjidh dhe zgjedh”, theksoi Caka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco