Rreth 1000 protestues nga qarku i Beratit nisen sot drejt protestës së opozitës në Tiranë

Rreth 1000 protestues nga qarku i Beratit nisen sot drejt protestës së opozitës në Tiranë

11:09, 20/02/2024
A+ Aa A-

Si gjithmonë edhe sot,si në çdo protestë tjetër,demokratët beratas do i bashkohen protestës së madhe të opozitës së bashkuar,që do të organizohet në Tiranë në orën 17:30.

Rreth 1000 protestues nga opozita e qarkut të Beratit kanë konfirmuar nisjen drejt Tiranës,për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës. Nisja e demokratëve të Beratit do të kryhet me mjete private dhe në mënyrë të paorganizuar. Kjo edhe për faktin se është ditë zyrtare pune dhe punonjësit do nisen pas përfundimit të orarit zyrtar të punës. Rreth 500 demokratë do të nisen nga Berati me mjete private,ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë nisur që prej mbrëmjes së djeshme,nga frika se mos policia u ndalonte hyrjen në kryeqytet.

Vetë drejtuesit e 5 degëve të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit konfirmojnë se protestuesit janë nisur në mënyrë të paorganizuar,me mjetet e tyre private pasi autobuzat e linjës së Tiranës nuk kanë pranuar të nisen me protestues sepse janë njoftuar nga terminarët e linjave se nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit.

Nga dega e PD-së Kuçovë janë nisur drejt protestës në Tiranë 150 demokratë,nga Dimali 90 demokratë,nga Poliçani 65 dhe nga Skrapari 50 demokratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco