KAFE SHQETO/ ‘Jemi si Rusia’, Çela: Sot Shqipëria duhet të ngrihet në protestë për të rinjtë e larguar…

10:09, 20/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë Genti Çela, kryetar i Partisë Demokratike dega Pogradec. Ai ka komentuar protestën e sotme kombëtare të thirrur nga opozita.

Genti Çela: Sado i fuqishëm të ndihet Rama bashkë më strukturën mafioze që ka ngritur, në momentin që sulmon liderat e opozitës tregon qartazi së është i trandur, për analogji është saktësisht ajo çka ndodh sot në rusi ku lideri real i opozitës ishte i burgosur dhe ndërroi jetë me bindjen e të gjithëve që është ekzekutuar, është eliminuar. Në fakt në Rusi është kryetar opozite ligjërisht dikush tjetër, është saktësisht ajo që Edi Rama kërkon të bëjë sot në Shqipëri ku ashtu siç u citua të emërojë një kryetar opozite.

Për këto dhe shumë të tjera, sot me 20 shkurt na takon të gjithëve të ngrihemi në lartësinë e asaj dite të shkurtit të 1991, ku në fakt e vërteta e dhimbshme është se kemi shkulur një bust por kemi harruar të shkulim dhe të kurojmë sëmundjen. Pra sëmundjen e frikës, sëmundjen e nënshtrimit, sëmundjen e fshehjes, të heshtjes e të tjera sëmundje si këto të cilat 50 vite komunizëm na i kanë lënë siç duket ende  të gjalla. Na takon të ngrihemi në lartësinë e historisë sonë të dikurshme, në lartësinë e historisë tonë të hershme. Patjetër që kemi shembuj plotë të cilët duhet ti marrim dhe duhet ti marrim dhe ti shfaqim sot ne shesh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sot Shqipëria ka arsye më shumë se asnjëherë për të protestuar, por mbi të gjithë për një plagë të madhe e cila është hapur dhe që vazhdon të jete çdo ditë e tillë ku rinia largohet një orë e më parë, për të ikur rrugëve të botës. Kjo asnjëherë më shumë duhet të na shqetësojë dhe duhet të gjejmë arsye, duhet te punojmë të gjithë bashkë  se si mund të që kjo të rikthehet, si mundet që Shqipëria për të cilin u dha një alarme nga institucionet e BE që është një vend në plakje. Dhe dua te rikujtoj se vetëm para 10 vitesh Shqipëri ka qene një vend me moshë mesatare thellësisht të re krahasuar me vendet e tjera të BE siç është Italia, Gjermania, dhe sot është krejtësisht e kundërta....

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco