Elezi: Vetë simbolika e 20 Shkurtit e rrëzimit të miteve të pushtetit, është sa festë, aq edhe protestë

Elezi: Vetë simbolika e 20 Shkurtit e rrëzimit të miteve të pushtetit, është sa festë, aq edhe protestë

09:19, 20/02/2024
A+ Aa A-

Z. Ardian Elezi, një tjetër figurë e Grupimit Dhjetor ’90, e shikon ditën e sotme të protestës së thirrur nga opozita në Tiranë të një rëndësie të dyfishtë për shkak të simbolikës që ajo mbart.

“Vetë simbolika e ditës, është një ditë kombëtare, festë kombëtare, që ka të bëjë me rrëzimin e miteve të pushtetit, të autoritetit – theksoi Elezi në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV ku ishte i ftuar sot, -  dhe lidhur me pyetjen se kush duhet të vijë e kush nuk duhet të vijë, është se kanë të drejtën e festimit, por dhe të protestës njëherësh, të gjithë ata që janë të pakënaqur apo përtej pritshmërive të premtimeve që dha qeveria Rama gjatë këtyre vite, që është në ciklin e vet rënës.

Opozita dhe jo vetëm opozita, gjithë shoqëria mbarë është në të drejtën e ushtrimit të sovranitetit të vet përmes daljes së festimit, po njëherësh edhe përkujtimit e protestës.

Arsyet e protestës janë nga më të shumtat, për anën ekonomike, aspektet politike, ato sociale. Sot kemi një krizë demografike, kemi një bjerrje të numrit të popullsisë për shkak të pakënaqësive apo arsyeve nga më të ndryshmet që shqiptarët janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, ku nuk shohin perspektivë, sikundër edhe shtresa të tjera, ish-pronarët, ish-të përndjekurit, fermerët, profesionistët e lirë, shtresa e mesme që së fundi ka qenë target goditjeje për shkak të sistemit të taksimeve.. Janë shumë e shumë arsye.  Pra, simbolika e ditës është e tillë sa është sa festë, edhe protestë.” 

Ndiqni intervistën e plotë me z. Ardian Elezi në videon në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco