Bashkimi i opozitës, Xhaferri: Na forcon akoma më shumë

09:52, 20/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të diskutuar rreth protestës kombëtare që do të mbajë opozita në Tiranë pasditen e sotme ishte Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri.

Xhaferri është shprehur se i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin me shumicën, dilni të ngrini zërin tuaj të luftoni dhe të mbroni fëmijët e tyre, pres të dalin familjarët e atyre të rinjve që kanë ikur nga vendi dhe janë në emigrim.

"Bashkimi duhet, që të jemi më konkurues dhe të kemi shumë shance për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Ne nuk e dimë a mjafton por që duhet dhe na forcon kjo është e sigurt, marrja e vulës që na takon pasi e kemi vërtetuar disa herë këtë gjë.

Në një regjim gjeja e fundit që do mundohen të bëjnë është të godasin të çështjet ligjore. Për sa i përket Partisë Republikane kanë qenë korrekt me bazën e PD, pasi në Primaret ata ishin në krah të kandidatëve.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin me shumicën, dilni të ngrini zërin tuaj të luftoni dhe të mbroni fëmijët e tyre, pres të dalin familjarët e atyre të rinjve që kanë ikur nga vendi dhe janë në emigrim. Sovrani jeni ju nuk është as Berisha as Rama dhe vetëm ju e ndryshoni këtë gjendje të rëndë ku ne jemi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco