Ish-studenti i Dhjetorit '90, Ramçaj: Sot në shtëpi nuk duhet të rrinë as socialistët e ndershëm

Ish-studenti i Dhjetorit '90, Ramçaj: Sot në shtëpi nuk duhet të rrinë as socialistët e ndershëm

09:13, 20/02/2024
A+ Aa A-

Një ish-student i Lëvizjes së Dhjetorit, z. Ajet Ramçaj, sot Kryetar i Grupimit ’90, gjykon se në protestën që opozita do të zhvillojë sot përpara Kryeministrisë, duhet të vijnë edhe socialistët e ndershëm, sepse ata kanë shumë arsye. Po ashtu, ai ka mendimin se një protestë e suksesshme do të ishte qendrimi i gjatë para godinës së qeverisë. 

Zoti Ramçaj u pyet këtë mëngjes nga moderatori i emisionit Kafe Shqeto, Flavio Qarri se si e sheh ai organizimin e protestës së sotme, çfarë mendon se do ta bëjë të suksesshme dhe për kureshtje, çfarë i duket ndryshe sot, 33 vite më pas nga protestat e viteve të para të demokracisë.  

Z. Ramçaj, kush nuk duhet të vijë sot në shesh?

Ramçaj: Arsye sot kanë për të ardhur të gjithë ata që e ndiejnë veten anti-Ramë., qofshin të Partisë Demokratike, qofshin të partive të tjera, qofshin të grupit apo fraksionit të z. Basha. Edhe “bashistët”.

Kush duhet të rrijë në shtëpi, sipas jush?

Ramçaj: Unë them që në shtëpi nuk duhet të rrinë as socialistët e ndershëm; “rilindësit” dihet që do të rrinë shtëpi.

Çfarë duhet të kërkojë përfaqësia politike, opozita, ndaj qytetarëve dhe çfarë qytetarët duhet t’i kërkojnë opozitës sot? Kush ka më shumë për të kërkuar apo për të dhënë?

Ramçaj: Opozita duhet të përpiqet të fitojë më shumë besimin e njerëzve. Duhet të dalë më shumë në terren. Figurat e larta të PD duhet të lëvizin nëpër bazë. Kudo. Protestat për mua, për rastin flagrant të Berishës, që mbahet i arrestuar, duhet të bëheshin edhe nga degët e rretheve. Pra, opozita ka probleme e kur them opozita, PD-ja ka probleme organizimi aktualisht.

Megjithatë të shohim se si do të shkojë sot. Një protestë e suksesshme për mua do të ishte ndenjja gjatë aty. Ne jemi mësuar të rrimë edhe në protesta të gjata. Unë them se nëse njerëzit do të bëhen aty, Kryeministria të mbahet e rrethuar. Sigurisht, jam kundër dhunës, por ama ta rrethojmë edhe ne perimetrin e Policisë, sepse do të jetë një perimetër i gjatë. Ata të rrinë në një krah, ne përballë tyre. Por të rrimë gjatë, jo të mblidhemi në bulevard, të rrimë dy-tre orë, të dëgjojmë disa oratorë dhe pastaj të shkojmë në shtëpi e të presim një protestë tjetër.

Ndiqni intervistën e plotë me z. Ramçaj në videon e SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco