‘Një makinë e gjysmë kalon, o mashtrues!’, komentuesit masakrojnë Veliajn për rrugën jashtë standardit në Shëngjergj

‘Një makinë e gjysmë kalon, o mashtrues!’, komentuesit masakrojnë Veliajn për rrugën jashtë standardit në Shëngjergj

21:27, 19/02/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj mbushi televizionet në fundjavë me pamjet e inaugurimit të një rruge në Shëngjerjg në periferi të Tiranës duke thënë se edhe në fshat bëhen punë si në Tiranë.

“Përfunduam ndërtimin e rrugës së re që lidh për 8 minuta fshatin Shëngjin me fshatin Shën Mëri në Shëngjergj dhe më në fund mund të themi që janë lidhur mjaftueshëm me infrastrukturë për të qenë ndoshta një vend ideal për fundjavë”-tha kryetari i bashkisë së Tiranës, duke pozuar me Xhemal Qefalinë, deputet i zonës dhe disa zyrtarë.

Image

Por fotot e rrugës tregojnë standardin e mjerë të investimeve në infrastrukturë. Rruga është një korsi e pak, ose e gjerë sa Veliaj, Qefalia dhe 3 zyrtarët sup më sup.

Përveç 125 komenteve lëpirëse të patronazhistëve dhe dhjetra komenteve të filtruara, kanë mbetur disa që sulmojnë ashpër punët që bën bashkia:

“Çaa bravo thuni ju me nje korsi rrug 2024”.  “Rrug çyryke vetëm rrugë nuk mund të quhen këto kur nuk shkëmbehen dot dy mjete.!!!”. “Bravo thonë plerat, rrugë biçikletash,  hajde shtro dhe rrugën e Ali Demit pas karburant Gegës, se dhe ne si fshat jemi bërë”. “Nje makin e gjysem kalon, o mashtrus!”,  “Kjo duket qe eshte ba jashte standardit, shkrepni foto”-janë disa prej komenteve që shoqërojnë fotot pompoze të rrugës që prezantoi Veliaj. 

ImageImageImage

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco