Nesër qytetarët përballë Ramës, Dasho: Po jetojmë në diktaturë të plotë, duhet të luftojmë për të drejtat tona

Nesër qytetarët përballë Ramës, Dasho: Po jetojmë në diktaturë të plotë, duhet të luftojmë për të drejtat tona

17:54, 19/02/2024
A+ Aa A-

Mjeku Erjon Dasho ka treguar bindjen e tij në lidhje me protestën e ditës së nesërme se do të jenë të shumtë qytetarët që do të marrin pjesë, për arsye se në Shqipëri është krijuar një situatë mbytëse.

Në një lidhje me Skype për Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Dasho është shprehur se qytetarët shqiptarë po përjetojnë diktaturë nga regjimi i Ramës, dhe, sipas tij, situata është alarmate  ku të gjithë duhet të ngrihen të luftojnë për të drejtat e tyre.

“Të gjithë që jetojnë jashtë Shqipërisë shpresojmë të shohim sa më shumë njerëz në protesta.

Komunikojmë me miqtë, me të afërmit dhe shohim se në Shqipëri fatkeqsisht është krijuar një situatë që është mbytëse. Ka arritur në një pikë të tillë presioni nga pushteti  që qytetari ndihet vërtet i frikësuar dhe ndjehet i rrezikuar. Arrihet në pikën deri kur qytetarët kërcënohen, jo direkt por kërcënohet me largimin nga puna të një të afërmi, me largimin nga puna të një pjesëtari të largët të familjes. Pra, deri në këtë pikë ka arritur në Shqipëri pushteti.

Këto janë të pakuptueshme për ne që jetojmë në Gjermani e vende të tjera të Europës sepse të arrijë të cënohet liria e shprehjes së qytetarit deri në këtë pikë  tregon që nuk është më ashtu sikurse ne kemi folur deri para disa vitesh. Jemi në një diktaturë të plotë, në një situatë që ka arritur deri në cënimin e lirive më bazike e që nuk duhen dënuar në asnjë formë, siç janë liria e fjalës, liria e protestës, liria e shprehjes, liria e mendimit. Kjo për mendimin tim është një situatë alarmante.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco