SYRI TV/ Mandati i anëtarëve të KPK skadon në dhjetor, Kaso: Drejtësia është në dorë të Edi Ramës

17:50, 19/02/2024
A+ Aa A-

Teksa në dhjetor të këtij viti ju mbaron mandati, anëtarët e KPK i janë drejtuar me një kërkesë kryeministrit Rama, Kuvendit dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, që të kenë mundësi të punojnë si gjyqtarë pas këtij afati.

Lidhur më këtë kërkesë regagoi PD, përmes përfaqësuesit ligjor Ivi Kaso i cili deklaroi se anëtarët e KPK po kërkojnë shpërblimin per spastrimin politik që i kanë bërë sistemit të drejtësisë.

Kaso i bëri thirrje ambasadave të SHBA E BE, mos të bëhen pjesë e farsës.

SYRI TV

Anëtarët e Komisonit të Pavarur të Kualifikimit i janë drejtuar me një shkresë zyrare kryemnsitrit Edi Rama, ku kerkojnë që të kenë mundësi të punësohen si gjyqtarë  në Gjykatëën e Apelit pas përfudimit të mandatit të tyre, në dhjetor të këtij viti.

Kërkesa i është drejtuar zyrtarit  të qeverisë, Kuvedit të Shqipërisë, Monistrit të drejtësisë Ulsi Manja, delegacionit të BE dhe ambasadës amerikane në Tiranë.

Sa u përket këshilltarëve, anëtarët e KPK-së kërkojnë që ata të lejohen në sistemin e drejtësisë .

Konkretisht propozohet që këshilltarët me 5 vite detyrë në KPK, të pranohen në Shkollën e Magjistraturës për profilin gjyqtar dhe prokuror pa konkurrim, ndërsa ata me 4 vite eksperiencë, të emërohen hetues të BKH-së.

“Duke qenë se viti 2024 është viti i fundit tonë, shqetësim mbetet mungesa e rregullimit ligjor të statusit të komisionerëve pas mbarimit, çka ka sjellë pasiguri juridike dhe asnjë garanci ligjore personale të anëtarëve të këtyre institucioneve kushtetuese, sikurse Kushtetuta ua njeh gjatë ushtrimit të duke i barazvlerësuar në status me anëtarin e Gjykatës së Lartë”

Për Partinë demokratike, kërkesa e anëtarëve të KPK ndaj kryenministrit Rama nuk është gjë tjeter vecse shpërblmin per spastrimin politik që i kanë bërë sistemit të drejtësisë.

Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretari per ceshtjet ligjore Ivi Kaso deklaroi se kjo fakton edhe njëherë që drejtësia është në dorë të PS.

Kaso deklaroi se Partia Demokratike e dënon me forcë këtë farsë dhe u kërkon ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian që ta refuzojnë dhe të distancohen nga ky shtrembërim i parimeve të shtet bërjes dhe drejtësisë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco